Dy të mitura përdhunohen nga një grup djemsh, 17-vjeçarja tregon momentet e tmerrit

- Bota Sot

Dy të mitura përdhunohen nga një grup djemsh, 17-vjeçarja tregon momentet e tmerrit

Një ngjarje rëndë është raportuar në Greqi, ku një 17-vjeçare pretendon se është përdhunuar nga disa persona.

Sipas mediave greke, ngjarja është denoncuar nga dy të mitura, një vajzë greke 17-vjeçare dhe një 16-vjeçare nga Bullgaria.

Të miturat janë shprehur se mesnatën e të së enjtes, ato fillimisht janë dërguar në një dhomë hoteli dhe më pas në një shtëpi në Hania.

Sipas informacioneve, në shtëpinë që ato u dërguan 16-vjeçarja dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçar bullgar nën efektin e drogës.

Ndërkohë 17-vjeçarja greke raportoi se në të njëjtën shtëpi u përdhunua në grup nga pesë meshkuj, ku një prej tyre edhe ka filmuar të gjithë skenën.

Policia ka arrestuar pesë autorët e dyshuar, po ashtu në pranga ra edhe një 21-vjeçar tjetër, i cili sipas ankesës së 17-vjeçares nuk mori pjesë në përdhunim, por dyshohet se e fyeu atë me gjeste.

Informacionet tregojnë se oficerët e policisë gjetën pamjet video kontroverse në telefonin celularin e një prej të arrestuarve.



Read it all at Bota Sot