Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku në program janë dy për t’u zhvilluar.
Padyshim që vëmendja e gjithë adhureusve të futbollit kosovar do të jetë në Suharekë, ku përballë njëra tjetrës janë Ballkani dhe Drita.
Ballkani synon fitoren për t’u barazuar me pikë në tabelë, derisa Drita kërkon tre pikët për të shtuar në gjashtë diferencën.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme në Superligë zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini pret Llapin.
Të dyja sfidat e sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. / TG