Skenë e pabesueshme në ndeshjen e La Ligës! Mbrojtësi kap në organet gjenitale sulmuesin

- Bota Sot

Skenë e pabesueshme në ndeshjen e La Ligës! Mbrojtësi kap në organet gjenitale sulmuesin

Një episod i shpifur ndodhi gjatë ndeshjes Atletiko Madrid-Getafe në La Liga.

Mbrojtësi i Getafes, Abkar pati kontakt me sulmuesin Aleksandër Sorloth në mesfushë dhe e kapi në organet gjenitale.

Ky i fundit reagoi menjëherë, duke e hedhur me tërbim mbrojtësin kundërshtar në tokë.

Arbitri nuk vuri re asgjë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, por pasi u thirr për një shqyrtim në fushë nga VAR , ai i tregoi Abkar kartonin kuq.

“Në minutën e 55-të, lojtari Abkar Abdelkabir u përjashtua për arsyen e mëposhtme, duke i shtrënguar organet gjenitale kundërshtarit ndërsa topi ishte jashtë loje.

” Ky ishte shpjegimi i dhënë nga gjyqtari Ortiz Arias në raportin zyrtar për kartonin e kuq të treguar mbrojtësit të Getafes.



Read it all at Bota Sot