Çuditë e futbollit shqiptar

- Bota Sot

Çuditë e futbollit shqiptar

Dje u luajt ndeshja Gramozi-Apolonia B, që u fitua nga vendësit me rezultatin 5-0.

Rast tjetër i pazakontë u pa nga Apolonia B, që kishte vetëm shtatë lojtarë në dispozicion për ta nisur nga minuta e parë.

Kjo nuk është hera e parë për klubin e Apolonisë, që luan në Kategorinë e Parë, pasi ekipin B e ka dërguar edhe herë të tjera me më pak se 11 lojtarë në transfertë.

Golat u shënuan me lehtësi nga Gramozi në pjesën e parë.

Çudi është edhe fakti që Apolonia në Grupin B mban vendin e katërt, ndërsa Gramozi pas 10 javësh numëron 7 pikë si i parafundit.



Read it all at Bota Sot