Partizani gjen zëvendësuesin e Alban Hoxhës

- Bota Sot

Partizani gjen zëvendësuesin e Alban Hoxhës

Alban Hoxha nuk është i gatshëm për Partizanin sot.

Kapiteni i “demave” nuk ndodhet as në stol, ndërsa “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për dëmtim.

Vendin e Hoxhës e ka marrë Darius Zadeja.

Ky i fundit është vetëm 18 vjeç dhe në futboll e niste me moshat e Tiranës. Tashmë është pjesë e ekipit U-19 të Partizanit, që synon fitimin e kampionatit.

Zadeja po ashtu mori ftesën e Kombëtares U-19 në vitin 2025.

Megjithatë për të nuk pati minuta.

Dëmtimi i Hoxhës e ka kapur të papërgatitur Partizanin ku Pano Qirko është titullar. Më parë kishte Skander Tahrin si alternativë, që tashmë si i huazuar po bën mjaft mirë me Luftëtarin.



Read it all at Bota Sot