Artur Hyseni, talenti që premton - ftohet në Kombëtaren e Kosovës U-13

- Bota Sot

Artur Hyseni, talenti që premton - ftohet në Kombëtaren e Kosovës U-13

Kosova është gurrë e pashtershme e talenteve të futbollit. 

Artur Hyseni, talenti që premton, është ftuar në Kombëtaren e Kosovës U-13.

Hyseni është pjesë e Athletic Club nga Ferizaj.

Drejtuesit e këtij klubit shprehen të lumtur që Hyseni është përzgjedhur në kombëtare.

“Me shumë krenari dhe emocion ndajmë lajmin se lojtari ynë Artur Hyseni është përzgjedhur të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës U-13! 

Ky moment është fryt i shumë orëve stërvitje, përkushtimi dhe dashurisë së madhe që Arturi ka për futbollin.

Çdo hap i tij në fushë ka qenë i mbushur me ëndrra të mëdha, disiplinë dhe besim se puna e fortë gjithmonë shpërblehet.

Për ne si shkollë futbolli është një krenari e madhe të shohim lojtarët tanë duke rritur dhe duke arritur nivele gjithnjë e më të larta. Arturi sot përfaqëson jo vetëm veten dhe familjen e tij, por edhe Athletic Club dhe të gjithë ata që kanë besuar në rrugëtimin e tij!

Ky është vetëm fillimi i një rruge të bukur në futboll.

Ne besojmë se Arturi do të vazhdojë të punojë me të njëjtin pasion dhe do ta mbajë gjithmonë me krenari fanellën që përfaqëson!”, thuhet nga klubi.



Read it all at Bota Sot