Shkëndija fiton me eurogolin e Besart Ibraimit

- Bota Sot

Shkëndija fiton me eurogolin e Besart Ibraimit

Shkëndija e Tetovës ndal tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut.

Kampioni në fuqi i shkaktoi humbje me rezultat 1:0 Arsimit nga Çegrani, në takimin e javës së 23-të.

Goli i fitores u shënua në pjesën e parë.

Në minutën e 18-të Shkëndija siguroi fitoren falë një goli fenomenal të kapitenit Besart Ibraimi.

Një eurogol që rrallë shihet në stadiume, Besart Ibrahimi goditi nga rreth 20 metra në këndin e epërm të majtë të portës së rivalit.

Vardari kryeson me 56 pikë, ka një më shumë se Shkëndija në vend të dytë. Arsimi e zë pozitën e 8-të me 26 pikë të mbledhura.



Read it all at Bota Sot