Fitore e madhe për Manchester Utd

- Bota Sot

Fitore e madhe për Manchester Utd

Manchester United arriti një fitore të madhe kundër Aston Villës në “Old Trafford”.

Skuadra e Manchester United e mposhti Aston Villën me rezultat 3:1 në kuadër të javës së 30-të të Premier League.

"Djajtë e Kuq" në “Old Trafford” kaluan në epërsi në minutën e 53-të me golin e Casemiros i cili shënoi pas asistimit nga Bruno Fernandes.

Epërsia e ekipit vendas zgjati vetëm 11 minuta, pasi Aston Villa arriti të barazonte në minutën e 64-të me golin e futbollistit Barkley.

United sërish në epërsi në minutën e 71-të, këtë herë Cunha shënoi pas asistimit të Fernandes.
Gjithçka vuloset në minutën e 81-të, kur Sheshko shënoi për 3:1.

Me këtë fitore, United u ngjit në vendin e tretë në tabelën e Premier League me 54 pikë, ndërsa Aston Villa është e katërta me tre pikë më pak.



Read it all at Bota Sot