Partizani shpëton nga humbja në frymën e fundit

- Bota Sot

Partizani shpëton nga humbja në frymën e fundit

Derbi i vogël i kryeqytetit mes Vorës dhe Partizanit është mbyllur në barazim 2-2, i vlefshëm për javën e 28-të në Abissnet Superiore.

Minutat e fundit të pjesës së parë ishin vërtet spektakolare, ku brenda 10 minutave u shënuan dy gola.

Në minutën e 43-të, Luiz Felipe gjen golin me kokë pas një topi të arhdur nga goditja e këndit dhe asistit po me kokë që mori nga shoku i skuadrës.

Në minutën e 45+2′, Vora gjen edhe golin e dytë me Ohaegbulam, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit dhe mungesa e vëmendjes së mbrojtjes së kuqe. Në minutën e fundit shtesë, Partizani reagon duke ngushtuar shifrat me Doumbia, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Vorën.

Minutat e fundit të pjesës së dytë ishin sërish dramatike. Në minutën e 90-të, autori i golit të parë, Doumbia ndëshkohet me kartont ë kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, pas faullit ndaj lojtarit të fundit, Igli Kasallës.

Në minutën e 5-të shtesë nga 7 minuta që u dhanë, Partizani gjen golin e barazimit 2-2, falë autogolit të Ohaegbulam, i cili nuk e largoi topin në mënyrën e duhur dhe përfundoi në portën e tij.

Pas 5 fitoreve rrsht, Partizani ndalet me një barazim dhe mban vendin e 4-të me 43 pikë. Vorës i shpëton fitorja në frymën e fundit dhe tani ka 9 javë që ka harruar të fitojë një ndeshje. Ekipi që drejtohet nga arian Bellai mban vendin e tetë me 27 pikë.



Read it all at Bota Sot