Mançester Siti ngeci në transfertën e Uest Hemit dhe pas barazimit 1-1 foli edhe trajneri Pep Guardiola.
“Po pija një birrë para ndeshjes, kështu që nuk i pashë lojtarët. Nuk e di çfarë po bënin.
Ata ishin të zënë duke u ngrohur. Formacion i gabuar ndaj Uest Hemit, tani mund të më kritikoni pa mëshirë, e meritoj.
Po, po na mungojnë golat. Futbolli është i paparashikueshëm
Ka ndeshje ku kontrollon gjithçka dhe në rastin e parë ata shënojnë.
Me Arsenalin që është +9, Pep më në fund pranoi vështirësitë pa hequr dorë nga lufta deri në fund: “Është më e komplikuar, nuk varet më vetëm nga ne. Por kemi një ndeshje në dorë dhe ata duhet të vijnë në shtëpinë tonë”, deklaroi spanjolli.