Kasalla i zhgënjyer

- Bota Sot

Kasalla i zhgënjyer

Irgi Kasalla spikati në barazimin 2 me 2 të Vorës ndaj Partizanit.

Pas ndeshjes tha fjalën e tij. 

“Për mënyrën si shkoi ndeshja, për ne ishte si humbje. E kishim lojën në dorë, e morëm golin në minutat e fundit.

Rasti me Doumbian? Në fakt sapo kisha ardhur nga sprint i gjatë, më kapi një sprint i dytë dhe më shumë ishte humbje energji.

Vora është krijuar me lojtarë të rinj, Kashari është një lojtar që do japë shumë. Mendoj se shihet, ne po krijojmë shumë. Sot bëmë dy gola, kishim mundësi edhe për më shumë.

Mbrojtja? Kemi moshën e re, është Çibuike që u fut dhe bëri golin…

Po diskutonim te dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, kishim lojën në dorë, me një lojtar më shumë dhe nuk kishim pse të uleshim më poshtë.

Mua më pëlqen një ekip sa më i mirë, dhe po të iki në ndonjë kampionat më të fortë se Shqipëria do më pëlqente. Nuk di të flas, jam i përqëndruar tek objektivi i ekipit“, u shpreh Kasalla.



Read it all at Bota Sot