KF Shkëndija nga Tetova merr fitore 1:0 ndaj Arsimit të Çegranit në një ndeshje ku kuqezinjtë dominuan lojën dhe krijuan disa raste të mira shënimi.
SHKËNDIJA-ARSIMI 1:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Gjyqtar: Done Ristovski (Gjevgjeli)
Golashënues: Ibraimi 18’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Islami, Meliqi, Ëebster, Ramadani, Spahiu (Tamba 65’), Zejnullai, Krasniqi (Alhassan 81’), Ibraimi (c) (Kërstevski 90’+3), Ndzengue (Latifi 65’).
Trajner: Jeton Beqiri
ARSIMI: Islami, Xhemaili, Avduli (Mustafa 38’), Markel, Selmani (Ramadani 66’), Gafuri (c) (Huriç 66’), Abdulla, Jusufi (Aliti 77’), Dardhishta, Sikiru, Velija (Fahad 77’). Trajner: Veldan Saliu
Në një ndeshje që nisi me një minutë heshtje në nder të 1 vjetorit të viktimave në tragjedinë e Koçanit, goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 18-të, kur Besart Ibraimi realizoi një supergoditje nga jashtë zonës për epërsinë e skuadrës tonë.
Shkëndija vazhdoi të kërkojë golin e dytë gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar disa raste të rrezikshme. Në pjesën e parë, pas një goditjeje nga këndi, Ëebster ishte shumë pranë golit direkt nga korneri, por shpëtoi portieri Islami.
Edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë ishin më këmbëngulës në sulm. Zejnullai shkoi pranë golit kur goditi fuqishëm, por gëzimin i’a mohoi korniza e portës, ndërsa pak më vonë Spahiu dhe Krasniqi u ndalën nga portieri kundërshtar Islami. Në një aksion shumë të bukur në minutën e 58-të Ibraimi kaloi edhe portierin, por mbrojtësi Xhemaili largoi topin nga vija e portës.
Në minutat e fundit Shkëndija vazhdoi presionin me tentime nga Tamba, Zejnullai dhe Trumçi, por portieri Islami reagoi mirë duke mbajtur rezultatin minimal deri në fund. Në anën tjetër, tentimi i vetëm serioz i mysafirëve erdhi në minutën e 75-të, kur goditjen e Huriçit e priti sigurt portieri Gaye.
Në fund, Shkëndija arkëtoi tre pikë të merituara dhe vazhdon garën për titullin kampion.