Edmir Sali po përballet me një situatë të vështirë në karrierë, pasi “Panorama Sport” mëson se u aksidentua me biçikletë.
Portieri i Dinamos ka dëmtuar shpatullën dhe rrezikon të mbyllë sezonin, nëse do i nënshtrohet ndërhyrjes.
Fakt është se Aldo Teqja konsiderohet titullar i padiskutueshëm në portën e Dinamos.
Sali nuk ka luajtur asnjë ndeshje për këtë sezon.
Sot është Tomas Kiri në vendin e Salit. 21-vjeçari do të qëndrojë si alternativë për ekipin e Ilir Dajës gjatë kësaj kohe.