Como la pa fjalë edhe Romën

- Bota Sot

Como la pa fjalë edhe Romën

Como është senzacioni i edicionit 2025-2026 në Serie A.

Edhe Roma bie në konak të Comos, duke pësuar humbje me rezultat 2:1.

Roma avancoi në minutën e 7-të me golin e futbollistit Malen, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë. 

Goli që nuk e dekoncentroi ekipin vendas, ku përmbysën gjithçka në pjesën e dytë me golat e futbollistëve

Douvikas (59) e Diego Carlos (79).

Në minutën e 64-të Wesley Franca i Romës u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Como ngritet në vend të katërt me 54 pikë, duke lënë prapa vetes Juventusin me 53 e Romën me 51 pikë.



Read it all at Bota Sot