Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës, e mbajtur në “Air Albania”, kryeqytetasit u mposhtën 0 – 1 nga Teuta, aty ku vendosi goli i Arifit në minutën e 32-të.
Në të gjithë ndeshjen, ekipi durrsakë e goditi portën rivale vetëm 1 herë dhe gjeti golin, “snajper”. Edhe pse dinamovitët dominuan në kontrollin e topit, nuk vlejti për asgjë.
“Blutë” tentuan me Bregun për të bërë “kërcënuar” portën mike, por pa rezultat. Portieri i skuadrës bregdetare Selmani, u “përgjigj” në 2 raste konkrete, duke e mbajtur portën e paprekur.
Pas kësaj fitoreje, Teuta shkon në kuotën e 37 pikë në 28 javë, vendi i 6-të, 2 më pak se Dinamo, ndërsa për ekipin e Ilir Dajës, kanë vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit.