Gasperini nuk i jep dorën Fabregasit

- Bota Sot

Gasperini nuk i jep dorën Fabregasit

Ndeshja mes Komos dhe Romës është mbyllur me disa momente tensioni që kanë sjellë edhe një episod të pakëndshëm, pasi trajneri Xhampiero Gasperini i verdhekuqve nuk i shtrëngoi dorën spanjollit Çesk Fabregas të vendasve.

Trajneri i Romës ishte i inatosur për kartonin e kuq që u dha kundër ekipit të tij e u largua pas i shtrënguar dorën Fabregas ndërsa po futej në tunelin e dhomave të zhveshjeve, duke lënë të pakënaqur spanjollin, i cili e shprehu hapur pas përfundimit të ndeshjes.

“Nuk e di, ndoshta është normale. Qoftë kur humbas, qoftë kur përjashtohem, qoftë kur jam i zemëruar, qoftë kur jam i lumtur. Mendoj se në dy vjet nuk ka ndodhur kurrë që të mos shkoja dhe të shtrëngoja duart me një koleg. Më duket si një gjë sportive, diçka që e kam parë gjithë jetën time, për shkak të mënyrës se si jam rritur.

E di që mund të bësh gabime dhe ndonjëherë nuk mund të ndash gjithçka, por kur mbaron ndeshja shkon dhe shtrëngon duart me kundërshtarin tënd, edhe nëse ai të ka masakruar, të ka mundur, edhe nëse të ka mundur me diçka për të cilën ti mendon se gjyqtari ka bërë gabim. Nuk e di, por mendoj se është çështje respekti.

Kur ai u largua, në rregull, më trishtoi pak. Por pastaj mendova se nuk ishte asgjë. Shkova atje sepse mendova se po shkonte drejt tunelit.

Nuk pashë gjënë tjetër, por mund të flas vetëm për episodin tim. Unë thjesht shkova ta përshëndesja. Kur e pashë që ai po shkonte nga ajo anë, ai shkoi nga tjetra. Nuk e di çfarë ndodhi më pas”, tha Fabregas pas ndeshjes.



Read it all at Bota Sot