Kosova e Dusseldorfit ka arkëtuar tre pikë të mëdha në kuadër të javës së 23-të të Landesliga-s.
Futbollistët e skuadrës kuq e zi treguan lojë më të mirë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 SC Viktoria Mennrath.
Një fitore e madhe që e mban në hap për vendin e dytë.
Për Kosovën shënuan Callan (6’), Zendeli (9‘), Karma (61’) dhe për udhëtuesit Kubawitz (43’).
Kosova e zë vendin e 6-të me 34 pikë, ka 8 më pak se vendi i dytë SC Kapellen-Erft.
SC Viktoria Mennrath renditert në vend të dhjetë me 27 pikë të grumbulluara.