Beqiri, publikut: Ofendimet dhe kritikat adresoni tek unë, jo tek futbollistët

- Bota Sot

Beqiri, publikut: Ofendimet dhe kritikat adresoni tek unë, jo tek futbollistët

Pas pezullimit prej një ndeshje, trajneri Jeton Beqiri është kthyer në pankinën e Shkëndijës në fitoren 1:0 ndaj Arsimit të Çegranit në duelin e  xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Ndeshja u vendos nga supergoli i Besart Ibraimit në minutën e 18-të.

“I kënaqur me tre pikët dhe normalisht se më të rëndësishme janë pikët, por nuk isha i kënaqur me performansën dhe intensitetin e ekipit. S

i duket te futbollistët ka një lloj plogështie, mbase ndikon se ndeshjen paraprake e luajtëm thuajse komplet me 10 futbollistë.

Edhe sot nuk më kënaq intensiteti dhe performansa e skuadrës, por me rëndësi se kundërshtari nuk na rrezikoi në asnjë moment, ndërkohë ne kishim shtyllë, kishim edhe disa raste ta mbyllim takimin.

Si fitore duhet ta arkivojmë dhe gjithë fokusin ta kthejmë te ndeshja e ditës së mërkurë në Kupën e Maqedonisë”, deklaroi për faqen e klubit Jeton Beqiri.

“Mendoj se forca jonë ka qenë, është dhe besoj edhe mëtej do të jetë publiku.

Flas edhe për publikun në përgjithësi, jo vetëm për ‘Ballistët’ të cilët edhe sot ishin të mrekullueshëm.

Por, kërkoj edhe nga pjesa tjetër e publikut që vijnë ta përkrahin Shkëndijën, t’i mbështesin futbollistët veçanërisht kur performansa nuk është ajo e duhura. Unë do të kisha preferuar që gjithë presionin, gjithë ofendimet e kritikat t’i adresojnë te unë, për shkak se futbollistët janë ata që luajnë në terren, kurse unë jam jashtë fushës.

Futbollistët në momente të veçanta ndodh që edhe të gabojnë me reagimet e tyre, ashtu siç gabojmë edhe ne, siç gabon edhe tifozi dhe siç gabon çdo njeri përveç Zotit të madh.

Mendoj se në momente të veçanta ne duhet të harrojmë disa episode, të falim dhe të bëhemi bashkë vetëm për interesin e Shkëndijës.

Fishkëllimat apo ofendimi i një futbollisti nuk i sjell gjë Shkëndijës, dmth nuk sjell gjë të mirë përveç negativitetit.

Unë sinqerisht kërkoj nga publiku mbështetje, sepse vërtet e shoh si forca jonë dhe ata duhet të gjejnë forcën dhe të përkrahin gjithë futbollistët pa përjashtim. Në momente të veçanta ata futbollistë na kanë bërë krenarë si në ndeshjet Evropiane, si në kampionatin e kaluar apo edhe ndeshjet e këtij sezoni.

Çdo njeri gabon, edhe unë bashkë me tjerët. Normal duhet të kërkojmë falje, të falemi dhe të vazhdojmë bashkë si ekip bashkë me tifozët të realizojmë objektivat tona”, përfundoi trajneri i Shkëndijës, Beqiri.



Read it all at Bota Sot