Nesër 27 vjet nga beteja e Kabashit

- Gazeta e Prizrenit

Nesër 27 vjet nga beteja e Kabashit
Në përkujtim të betejës së Kabashit, dega e OVL të UÇK- së në Prizren, në bashkëpunim me shoqatat e dalura nga lufta nesër më 17 mars 2026, në ora 10:00 do të organizojë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
“Nesër, më 17.03.2026, përkujtojmë betejën e lavdishme që u zhvillua në Kabash të Prizrenit, ku u zhvillua beteja “Liri a Vdekje”. Si rezultat i shumë betejave që ndodhën në këtë rajon, ne sot jetojmë dhe frymojmë lirshëm.
Prandaj, në nderim të dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë, ju njoftojmë se më 17.03.2026:
– Në ora 10:00 do të bëjmë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.
– Në ora 13:00 do të mbahet tubim përkujtimor në fshatin Korishë të Prizrenit, tek lapidari i këtij fshati”.
 
Në betejën e lavdishme të Kabashit të 17 marsit të vitit 1999 ranë heroikisht në krye të detyrës tre dëshmorët nga Korisha, Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi.



Read it all at Gazeta e Prizrenit