Almir Kryeziu, sulmuesi i krahut 25-vjeçar, është shpallur zyrtarisht lojtari i javës së 24-të në Albi Mall Superligë.
Në 82 minuta lojë për Ballkanin, ai shkëlqeu me një gol dhe një asist, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më decizivë të kampionatit.
Pas marrjes së çmimit, ai u shpreh:
"Falënderoj FFK-në dhe klubin e Ballkanit. Jam shumë i lumtur që po vazhdoj këtë formë dhe po ndihmoj ekipin drejt objektivit që kemi."