Debati për stolin e Manchester United është nxehur pas fitores 3-1 ndaj Aston Villës, duke përplasur opinionet e dy legjendave të klubit, Roy Keane dhe Ëayne Rooney.
Ndërsa Rooney ka dhënë mbështetjen e tij "100 për qind" për Michael Carrick, duke vlerësuar qetësinë dhe ndikimin pozitiv që ai ka sjellë te lojtarët, Keane mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij se Carrick nuk është njeriu i duhur për një projekt afatgjatë.
Keane insiston se United duhet të synojë emra të kalibrit botëror si Diego Simeone ose Luis Enrique, duke theksuar se menaxhimi i plotë i klubit përfshin përgjegjësi shumë më të mëdha se thjesht fitimi i ndeshjeve si trajner i përkohshëm, raporton DailyMail.
"Për të drejtuar Manchester United, duhet dikush me përvojë në fitimin e trofeve dhe konkurrimin në Evropë," u shpreh Keane, duke paralajmëruar bordin që të mos mjaftohet me opsionin më të lehtë, por të kërkojë më të mirin në treg”, ka thënë Keane.
Nga ana tjetër, vetë Carrick ka zgjedhur të qëndrojë indiferent ndaj "zhurmës" mediatike, duke u fokusuar vetëm te sfida e radhës kundër Bournemouth dhe te sigurimi i një vendi në Champions League.