Olise në qendër të merkatos, Premier Liga e tundon yllin e Bajernit

- Bota Sot

Olise në qendër të merkatos, Premier Liga e tundon yllin e Bajernit

Gjërat mund të bëhen interesante: sipas disa raportimeve, Olise dëshiron të largohet nga Bajerni për tu rikthyer në një klub të Premier Ligës.

Sipas postimit për çështjen Olise, “të gjitha” burimet kanë konfirmuar planet e ardhshme të francez.

Thuhet se ai dëshiron të rikthehet në Angli për të forcuar reputacionin e tij si një nga lojtarët më të mirë në botë. Zërat për oferta të mëdha të mundshme për Olise vazhdojnë të qarkullojnë. Veçanërisht Real Madrid është lidhur kohët e fundit me një interes të fortë për të.

Edhe Liverpuli, që është në kërkim të një pasuesi për Salah, thuhet se ëndërron të nënshkruaj me lojtarin. Kontrata e Olise me Bajernin zgjat deri në vitin 2029. Për këtë arsye, duket shumë e pamundur që kampionët rekord të Gjermanisë të joshen për ta lënë të largohet.



Read it all at Bota Sot