Kremlini nuk tregon nëse lideri iranian Mojtaba Khamenei po shërohet në Moskë

- Bota Sot

Kremlini nuk tregon nëse lideri iranian Mojtaba Khamenei po shërohet në Moskë

Kremlini ka refuzuar të tregojë nëse lideri i ri iranian, Mojtaba Khamenei, ndodhet në Rusi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi, të hënën, të komentojë raportimet e mediave se lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në Moskë, ku ka mbërritur për trajtim mjekësor.

“Nuk i komentojmë në asnjë mënyrë raportime të tilla,” tha Peskov gjatë një konference për media në kryeqytetin rus.

Amerika dhe Izraeli kanë deklaruar se synojnë të vazhdojnë goditjet ndaj udhëheqjes iraniane, përfshirë edhe Mojtaba Khamenein, i cili është zgjedhur si lideri i ri suprem i vendit, javën e kaluar, pas vrasjes së babait të tij, më 28 shkurt, ditën kur nisën sulmet ndaj Iranit nga forcat e armatosura të Uashingtonit dhe Jerusalemit..

Më herët, gazeta kuvajtiane “Al-Jarida” raportoi se Mojtaba Khamenei ishte plagosur në një tjetër sulm amerikano-izraelit dhe ishte dërguar në Moskë për trajtim mjekësor.

Ministria e Jashtme e Iranit kishte konfirmoi se lideri i ri ishte plagosur gjatë sulmeve, por theksoi se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë, ministria refuzoi të bëjë publike vendndodhjen e tij.

Khamenei i ri nuk është shfaqur në ndonjë paraqitje publike, pas lajmit se ai është zgjedhur pasardhës i të atit, në Iran



Read it all at Bota Sot