Fundosja e anijes “Frontex” në brigjet e Greqisë, në bord edhe ambasadori i Estonisë, plagosen 4 persona

- Bota Sot

Fundosja e anijes “Frontex” në brigjet e Greqisë, në bord edhe ambasadori i Estonisë, plagosen 4 persona

Një anije e Frontex u përmbys dhe u fundos ditën e sotme në brigjet e Kastellorizos, duke plagosur 4 persona në bord.

Në bordin e anijes ndodheshin gjithsej pesë persona, 4 estonezë, përfshirë ambasadorin estonez dhe një oficer i Rojës Bregdetare. Të plagosurit u transportuan në Rodos dhe pritet të dërgohen në spitalin e ishullit.

Kryebashkiaku i Kastellorizos, Nikolaos Asvestis, tha për mediat greke se anija e Frontex u përmbys për arsye ende të paditura.

Roja Bregdetare nxitoi menjëherë në vendngjarje dhe pasi u ndihmuan të plagosurit, pasoi një shpërthim dhe anija u fundos.



Read it all at Bota Sot