Ka vdekur Esat Curri, babai i dëshmorit Ferit Curri.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se i ndjeri la pas një jetë të mbushur me sfida e sakrifica.
Përmes postimit në Facebook, kreu i Aleancës ngushëlloi familjen Curri, dhe të gjithë bashkëluftëtarët e familjeve të dëshmorëve.
Postimi i plotë:
Paska ndërruar jetë Esat Curri, babai i dëshmorit Ferit Curri. Baca Esat u nda nga kjo botë duke lënë pas një jetë të mbushur me sfida e sakrifica.
Për vite me radhë ai ishte edhe kryetar i familjeve të dëshmorëve të UÇK-së në Obiliq, duke qenë zë dhe mbështetje për shumë familje që bartin të njëjtën dhimbje e krenari.
Ngushëllime të sinqerta familjes Curri, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve e familjeve të dëshmorëve!