Ekipi i Chelsea përballet me një misIon pothuajse të pamundur ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit të 1\16-ës së Ligës së Kampionëve, pas humbjes së rëndë 5-2 në takimin e parë.
Chelsea hyn në këtë sfidë me probleme të shumta në përbërje. Mungesa e disa lojtarëve dhe luhatjet në formë e bëjnë edhe më të vështirë rikthimin ndaj një PSG-së në formë të mirë.
Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia pritet të jenë kërcënimi kryesor për mbrojtjen londineze, derisa tek Chelsea lojtarët Cole Palmer dhe Enzo Fernandez mbeten shpresa kryesore për një rikthim të madh.
Formacionet e mundshme:
Chelsea (4-2-3-1): Sánchez; Gusto, Fofana, Chalobah, Cucurella; Santos, Caicedo; Palmer, Fernández, Neto; João Pedro.
PSG (4-3-3): Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Neves; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.
Ndeshja mes Chelsea kundër Paris Saint-Germain do të zhvillohet sonte më 17 mars 2026, në stadiumin “Stamford Bridge”, me fillim nga ora 21:00.