Vinicius, sulmuesi i artë i Realit në Ligën e Kampioneve

- Bota Sot

Vinicius, sulmuesi i artë i Realit në Ligën e Kampioneve

Vinicius ka shënuar 14 gola dhe 12 asiste në këto 20 ndeshje eliminatore të Ligës së Kampioneve, duke mos arritur të shënojë vetëm në tre prej tyre.Statistikat tregojnë gjithashtu se ai është lojtari i përfshirë në më shumë gola në fazat eliminatore të tetë fushatave të fundit të Kupës së Evropës.

Ai është gjithashtu asistuesi më i mirë.

Si golashënues, vetëm Benzema dhe Mbape (18 gola secili), Haland (16) dhe Levandovski (15) kanë shënuar më shumë.

Por arritja e Vinicius përforcohet më tej nga fakti se asnjëri prej tyre nuk ka shënuar në dy finale. Provë se Liga e Kampioneve është konkurrenca e Vinit, ai shënon 0.41 gola për ndeshje (32 në 78 ndeshje), dyfishi i mesatares së tij në ligë (0.21 për ndeshje, 70 në 232 ndeshje).

Ka një nuancë që nuk kalon pa u vënë re në zyrat e “Valdebebas” kur analizohet situata e Vinicius dhe rëndësia e tij për Real Madridin.

Ai duket se është bërë prej çeliku.

Ai rrallë humbet një ndeshje për shkak të lëndimit dhe është gjithmonë i disponueshëm kur skuadra ka nevojë për të. Ai është, thjesht, i palodhur.

Këtë sezon ai ka qenë i disponueshëm për Çabi Alonson dhe Arbeloan në çdo ndeshje përveç njërës, asaj në Mestaja, për shkak të kartonëve të verdhë të akumuluar. Me 3,102 minuta të luajtura, ai është lojtari i dytë në fushë me më shumë minuta, vetëm pas Valverdes (3,213).



Read it all at Bota Sot