Goran Staniq, seleksionuesi i Maqedonisë deri në U21 ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese për kampionatin europian kundër Italisë dhe Armenisë, të dyja si mysafirë, më 26 dhe 31 mars.
Në listën e Staniqit gjendet për herë të parë emri i Muhamed Kurtishit, djaloshit shqiptar me origjinë nga Kumanova, që luan me Baselin në Zvicër.
Kurtishi deri tani ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të Zvicrës.
Kurtishi është një djalë i lindur në vitin 2008 në Zvicër, por që ka potencial dhe cilësi të jashtëzakonshme.
Ai luan në pozicionin e sulmuesit të krahut të majtë. Ai tashmë po luan me sukses për ekipin U19 të Bazelit dhe së shpejti do të transferohet në ekipin U21.
Kurtishi, të shtunën, debutoi me Baselin U21, ku i shënoi dy gola kundër FC Paradiso, si mysafirë. Baseli U21 fitoi me rezultat 3-2.
Kurtishi para dy vitesh kishte nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Baselin deri në verën e vitit 2026.