Skuadra e Chelseat sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Paris Saint-Germian, në UEFA Champions League.
Ndeshja e parë u mbyll me shifrat e thella 5:2.
Por, sonte synohet një “remontada” – dhe këtë e thotë edhe legjenda e futbollit francez, Claudio Makelele.
“Gjithçka mund të ndodhë për 90 minuta. Gati është stadiumi ‘Stamford Bridge’. Avantazhi i shtëpisë, dhe atmosfera elektrizuese. Asgjë s’ka përfunduar akoma…”, u shpreh Makelele.
Sonte nga ora 21:00, Chelsea luan ndaj PSG-së në stadiumin “Stamford Bridge”.