Futbollisti i Metalist-it 1925, Baton Zabërgja është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi ukrainas përmes rrjeteve sociale.
Zabërgja është rikthyer fuqishëm nga lëndimi dhe po kalon momente fantastike te klubi i Metalist 1925.
Kujtojmë që Kosova ndeshjen ndaj Sllovakisë e luan më 26 mars dhe në rast fitoreje, në finalen e play-offit luan me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.