Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur
tridhjetë (30) aktakuza kundër dyzet e pesë (45) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër (4) persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Lexo edhe: