Drenica e Skenderajt ka triumfuar me rezultat 4:2 ndaj Malishevës, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Pjesë e parë u mbyllë baras (1:1).
Igball Jashari është trim i ndeshjes, duke shënuar dy gola.
Igball Jashari shënoi në minutën e 36-të për vendasit dhe Diatta në atë të 39-tën për Malishevën.
Drenica shënoi tre gola në pjesën e dytë duke iu falënderuar Igball Jasharit (80’), Kreshnik Ukës (83’) e Andi Veliqit (90’).
Për Malishevën Mevlan Zeka ka shënuar në minutën e 86-të.
Malisheva e zë vendin e katërt me 37 pikë e Drenica gjendet në të nëntin me 28 sosh.