Futbollisti i Manchester Cityt, Rodri ka folur për të ardhmen e tij.
Kohët e fundit ka pasur spekulime se ish-fitusi i Topit të Artë do të largohet në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori spanjoll është pyetur për këtë pak orë para ndeshjes me Real Madridin, por as nuk i mohoi e as nuk i pohoi këto spekulime.
“Nuk do të përgjigjem sepse do ta shohim.”, deklaroi Rodri,
Një nga skuadrat e interesuara për Rodrin është pikërisht Real Madridi, derisa ka pasur oferta edhe nga Arabia Saudite.
Cila do të jetë e ardhmja e 29-vjeçarit mbetet të shihet në muajt në vazhdim, por ai ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2027.