Publikohen formacionet zyrtare të Sporting - Bodo/Glimt!
Ndeshja që hap sfidat e kthimit të këtij turi në Ligën e Kampioneve është ajo mes Sporting Lisbonës dhe Bodo/Glimt, e cila duket se do të shkojë drejt një fundi që pakkush e kishte parashikuar.
Ekipi norvegjez, sikur të mos mjaftonin çuditë me fitoret ndaj emrave të mëdhenj në fazën në grup, e më pas eliminimin e Interit në play-off, ka vazhduar surprizat duke mundur Sporting 3-0 në ndeshjen e parë.
Kësisoj, ai është vetëm një hap pranë kalimit në çerekfinalet e turneut, që do të ishte një arritje historike për të.