Urgjencat në sulm vazhdojnë te Tirana

- Bota Sot

Urgjencat në sulm vazhdojnë te Tirana

Përballja me Vorën e gjen Tiranën në një moment të vështirë me dëmtimet.

Edhe pse bardheblutë kaluan “sprovën” e parë ndaj Bylisit në javën e 28-të, kryeqytetasit janë në kërkim të pikëve të radhës për të shpresuar qëndrimin në Superiore, mirëpo mungesa e lojtarëve ka penalizuar ecurinë e grupit në performancat në fushë.

Këtë herë, për trajnerin Orges Shehi ekzistojnë dy “shqetësime” të tjera që prekin pikërisht repartin më “problematik” këtë edicion sa i përket dëmtimeve.

Bëhet fjalë për Redon Xhixhën dhe Sergio Tabekou, të cilët janë në dyshime serioze për të marrë pjesë në ndeshjen direkte me vorakët. 

Situata e tyre do të vlerësohet gjatë javës, por indiciet e para thonë që për dy sulmuesit do të jetë një “garë me kohën” për t’i parë në duelin e javës së 29-të të Abissnet Superiore.



Read it all at Bota Sot