Tovërlani largohet nga Prishtina

- Bota Sot

Tovërlani largohet nga Prishtina

Klubi i futbollit Prishtina njofton se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, pas ndeshjes ndaj Ferizajt, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.

“Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.

Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.

FC Prishtina do të njoftojë në ditët në vijim për zhvillimet e radhës”, ka njoftuar FC Prishtina.



Read it all at Bota Sot