Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës luajnë ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Ndeshja luhet nesër në orën 14:30 në Strugë, e cila do të përcaktojë gjysmëfinalistin e fundit.
“Shkendija shkon në Strugë për të fituar...
Pas disa ndeshjeve dhe rezultateve shumë të mira në kampionat, tani është koha ta lëmë mënjanë kampionatin dhe të përqendrohemi tërësisht te ndeshja e Kupës nesër kundër Strugës”, thotë lojtari i Shkendijës, Anes Meliqi, duke shtuar:
“Duke parë renditjen dhe faktin që dihet që qëllimi kryesor i Shkendijës është titulli i kampionatit, por sigurisht që synojmë edhe Kupën.
Nga ana tjetër, opsioni i vetëm i Strugës për të hyrë në Evropë është Kupa.
Natyrisht, presim që ata të jenë shumë të motivuar, në fakt, kundër Shkendijës çdo rival vjen me motivim shtesë. Atmosfera në ekipin tonë është shumë e mirë pas rezultateve të mira. Jemi përgatitur maksimalisht dhe nesër do të shkojmë për një rezultat pozitiv”.