Shabani: Kjo është një lloj finale

- Bota Sot

Shabani: Kjo është një lloj finale

Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës luajnë nesër (14.30) ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, e cila do të përcaktojë gjysmëfinalistin e fundit.

Kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani, thotë se do të donte të shihte një përsëritje të çerekfinales nga viti 2021 kur Struga TL eliminoi Shkendijën.

“Kjo është një lloj finale dhe për këtë arsye besoj se do të krijohet një atmosferë shumë e mirë.

Fatkeqësisht, fati deshi që të takohemi në çerekfinale, por fakti është se ndeshjet me Shkendijën kanë qenë gjithmonë mjaft interesante dhe të pasigurta deri në fund”, thotë Shabani dhe shton:

“Fusha vendase mund të jetë një avantazh i vogël për ne, por nuk mendoj se luan një rol të madh në këtë fazë me një kundërshtar si Shkendija.”

Vitin e kaluar, Struga TL eliminoi Shkendijën, dhe tani ata duan ta përsërisin suksesin…

“Çdo ndeshje është një histori më vete. Vitin e kaluar, ne ishim ata që fituam dhe siguruam finalen.

Sigurisht, kemi cilësinë dhe forcën për ta përsëritur diçka të tillë, por duhet të kemi parasysh se po luajmë kundër një skuadre cilësore, kështu që duhet të jemi shumë të disiplinuar në lojë, në mënyrë që në fund të arrijmë qëllimin tonë”.



Read it all at Bota Sot