Kompany: 16-vjeçari mund të luajë ndaj Atalantas

- Bota Sot

Kompany: 16-vjeçari mund të luajë ndaj Atalantas

Trajneri i Bayern Munih, Vincent Kompany, ka deklaruar se nëse portieri Jonas Urbig nuk rikuperohet, atëherë gjashtëmbëdhjetë vjeçari Leonard Prescott mund ta bëjë debutimin në Champions League kundër Atalanta.

Prescott, pjesë e Gjermanisë U-19, është opsioni i vetëm në rast se Urbig nuk është i gatshëm.

“Jonas u stërvit normalisht sot. V

endimi do të jetë mjekësor”, ka thënë Kompany.

Nëse Urbig nuk luan, Prescott do të ketë mbështetjen e plotë të stafit.

Bayern nuk mund të llogarisë ende në Manuel Neuer, ndërsa edhe Sven Ulreich është i lënduar.

Pavarësisht avantazhit të madh, Kompany ka theksuar se skuadra nuk do ta nënvlerësojë ndeshjen.

“Kjo nuk është një ndeshje miqësore. Nuk ka të bëjë vetëm me rezultatin, por edhe me paraqitjen”, është shprehur tekniku belg. 

Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet me Real Madrid ose Manchester City në çerekfinale.



Read it all at Bota Sot