Sipas raportimeve, një person nga Prizreni ka qenë në mesin e viktimave që humbën jetën tragjikisht në vendin e punës në Vjenë, Austri. Në një kantier ndërtimi në lagjen Alsergrund të Vjenës, humbi jetën edhe 49-vjeçari nga Prizreni, Asllan Musliu, i lindur në Zapllugje të Dragashit.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarë dhe miq përmes njoftimeve mortore në rrjetet sociale. I ndjeri ishte veteran i UÇK-së dhe njihej si një njeri i respektuar në komunitet.
Nga tri viktimat kosovare të konfirmuara, është përmendur edhe Pajtim Bajrami nga Klina e Poshtme.
Ky rast ka prekur thellë familjet, miqtë dhe gjithë ata që i njohën, duke lënë pas dhimbje të madhe dhe pikëllim në vendlindje dhe në diasporë.
Lexo edhe: