Tifozët shpërthejnë në ofendime e kërcënime me jetë

- Bota Sot

Tifozët shpërthejnë në ofendime e kërcënime me jetë

Konfederata Afrikane e Futbollit, ka ndryshuar fituesin e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Pavarësisht se Senegali fitoi 1-0 përballë Marokut në atë finale, këta të fundit janë fituesit e rinj.

Federata Afrikane ka anuluar fitoren e Senegalit, për shkak se lojtarët e këtyre të fundit braktisën ndeshjen për 10 minuta në atë finale.

Shkak për atë veprim, u bë një penallti e dhënë në favor të Marokut, në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Kjo ka mjaftuar për FAF që t’ia japë trofeun marokenëve.

Një vendim ky që vjen 2 muaj pas finales, pasi ndeshja u zhvillua më 18 janar.

Ky vendim i Federatës Afrikane ka krijuar indinjatë të madhe tek futbolldashësit, sidomos ata senegalezë.

Këta të fundit kanë shpërthyer në ofendime të rënda, e deri në kërcënime me jetë, për një vendim që sipas tyre është i padrejtë.



Read it all at Bota Sot