Sa fitojnë klubet e Serie A?

- Bota Sot

Sa fitojnë klubet e Serie A?

Të ardhurat nga sponsorët e fanellave në Serie A vazhdojnë të tregojnë një diferencë të madhe mes klubeve elitare dhe pjesës tjetër të kampionatit.

Në krye të kësaj liste qëndrojnë Inter dhe Milan, të cilët arkëtojnë nga 30 milionë euro në sezon.

Interi përfiton nga marrëveshja me Betsson (e shfaqur si “Betsson.sport” për arsye ligjore), ndërsa Milani bashkëpunon me Emirates, me kontratë që do të rritet në 35 milionë euro nga sezoni 2026-2027.

Rënie të ndjeshme ka pësuar Juventusi, i cili pas një sezoni pa sponsor kryesor, është rikthyer me Jeep përmes një marrëveshjeje me Exor, që aktualisht sjell 19 milionë euro dhe pritet të shkojë në 23 milionë.

Në nivele më të ulëta, Napoli fiton 9 milionë euro nga MSC Crociere, ndërsa Roma ka një marrëveshje me Eurobet që kap vlerën 8 milionë euro këtë sezon.

Situata më e veçantë është ajo e Lazios, e cila mbetet pa asnjë sponsor në fanellë, pasi presidenti Claudio Lotito nuk ka arritur ende një marrëveshje.

Ndërkohë, klube si Fiorentina dhe Sassuolo përfitojnë nga marrëveshje të lidhura me pronarët e tyre, përkatësisht me Mediacom dhe Mapei.

Në fund të renditjes, klubet më modeste si Genoa, Lecce dhe Como përfitojnë rreth 1 milionë euro ose më pak, duke theksuar edhe më shumë hendekun financiar në futbollin italian.



Read it all at Bota Sot