‘Revolucioni’ i Milanit

- Bota Sot

‘Revolucioni’ i Milanit

Milani po përgatit një revolucion të vërtetë për sezonin 2026-2027, me trajnerin Massimiliano Allegri që ka vendosur objektiva të qarta për të rritur nivelin e skuadrës si në Itali, ashtu edhe në Europë.

Kuqezinjtë synojnë të bëjnë hapin e madh cilësor, duke konkurruar seriozisht për titull dhe duke pasur një rol protagonist në Champions League.

Për këtë arsye, Allegri i ka kërkuar drejtuesve, me në krye Igli Tare, katër përforcime kyçe në merkato.

Në mbrojtje, emri i preferuar mbetet Kim Min-jae, ndërsa alternativa janë Nathan Aké dhe Lisandro Martínez.

Në krah, pëlqehet Andrea Cambiaso, por në listë janë edhe Dodô dhe Nahuel Molina.

Mesfusha është reparti ku kërkohet më shumë cilësi. Leon Goretzka shihet si një mundësi e mirë, por ëndrra e madhe mbetet Sergej Milinkoviq-Saviq, një profil ideal për Allegrin për shkak të aftësisë për të shënuar dhe dominimit fizik.

Në sulm, pistat janë të shumta: nga Robert Lewandowski te Gabriel Jesus, por favoriti i trajnerit është Moise Kean, një lojtar që ai e njeh mirë dhe e vlerëson prej kohësh.

Katër përforcime, shumë emra dhe një objektiv i qartë: rikthimi i Milanit në majat e futbollit evropian. “Djalli” po merr formë për një epokë të re.



Read it all at Bota Sot