Kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit, pas disfatës në Therandë me rezultat 3:0 nga Ballkani, sot ka gjetur rrugën e fitores me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës në kuadër të javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Tre pikë të rëndësishme për skuadrën mikpritëse.
Golat për vendasit i shënuan Besnik Krasniqi (18’) e Veton Tusha (63’) dhe për realizoi Dukagjinin Hekuran Berisha (40’).
Drita e zë vendin e dytë me 45 pikë e Dukagjini është në të 6-tin me 33 sosh..