Nuk po mundet që të ngrejë kokë. Liverpuli mund të jetë krenaria e futbollit anglez në kupat europiane, por në prag të duelit të sotëm ndaj Gallatasarajit në Ligën e Kampionëve, nuk është aspak në formë.
Barazimi 1-1 në “Anfild” me Totenhemin nuk është se I dha më shumë besim skuadrës së trajnerit Arne Slot, që duhet të përmbysë dizavantazhin minimal 0-1 të sfidës së parë në Stamboll.
Me vendin e pestë në Premier Ligë, pra për momentin jashtë zonës Champions, dhe me disfatën e dytë radhazi në kontinent ndaj turqve, realiteti duket I hidhur.
Të kuqtë kanë po ashtu disa mungesa.
Sulmuesi Aleksandër Isak u kthye në stërvitje, por as nuk bëhet fjalë që të luajë.
Xho Gomez është në dyshim pasi nuk u stërvit të martën.
Të tjerë si Endo, Bredli dhe Leoni e kanë mbyllur sezonin.
Pritet që sulmuesit Ekitike dhe Salah të jenë titullar këtë mbrëmje, pasi e nisën nga stoli ndeshjen e kampionatit ndaj Spërsave.
Gallatasaraj vjen në “Anfild” me besim pasi e ka mundur dy herë Liverpulin në Stamboll, me të njëjtin rezultat 1-0, ndërsa mungesa nuk ka thuajse asjnë.
Po ashtu, kryesimi në kampionatin turk është I sigurt, duke fituar të fundit 3-0 ndaj Bashaksehirit.