Kanë përfunduar tre ndeshjet e fundit të javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani, Drita e Gjilani kanë shënuar fitore, duke mposhtur Prishtinën e Re, Dukagjinin e Llapin.
Kur po shkojmë drejt fazës finale, tabela ka nisur të bëhet edhe më interesante.
Ballkani dhe Drita ndajnë kreun e tabelës, me nga 45 pikë.
Gjilani renditet e treta me 39 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 38 dhe Malisheva me 37 pikë.
Interesant është edhe lufta për mbijetesë, me Llapin e Ferizajin që kanë nga 29 pikë, Drenica renditet e nënta me 28 pikë, ndërsa Prishtina e Re është e fundit në tabelë, me 23 pikë.