Faj*det në Prizren: Këta persona po kërkohen nga Policia

- Gazeta e Prizrenit

Faj*det në Prizren: Këta persona po kërkohen nga Policia
Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim

Në fotot e publikuara të tre të dyshuarve për faje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e Bruno Kuzhnini, Gjon Kuzhnini, Elson Kuzhnini dhe Egzon Reshanin.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë themelore në Prizren, katër personat e dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar, shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohen për kryerjen e veprave penale; Fajdeja nga neni 331, Privimi i kundërligjshëm i lirisë neni 193 dhe Detyrimi nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.



Read it all at Gazeta e Prizrenit