Më 1 prill, përballja emocionale e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll,
emnakët do të ndeshen mes vete.
Shkëndija kundër Shkëndijës.
Shkëndija e Tetovës do të ballafaqohet me Shkëndijën e Haraçinës.
“Në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, do të përballemi me Shkëndijën e Tetovës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në qytetin e Tetovës më 0 prill, me fillim nga ora 16:30, ndërsa takimi kthyes do të luhet më 22. prill në terrenin tonë.
Ekipi ynë mbetet i fokusuar maksimalisht për të dhënë më të mirën në këtë fazë të rëndësishme të garës”, thuhet nga Shkëndija e Haraçinës.