Skënderbeu ndalet në Korçë, fitojnë Laçi e Pogradeci

- Bota Sot

Skënderbeu ndalet në Korçë, fitojnë Laçi e Pogradeci

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 27-të të Kategorisë së Parë, të cilat kanë dhuruar rezultate shumë interesante. Kryesuesit e Skënderbeut janë ndalur në Korçë në një barazim pa gola nga Korabi.

Përfiton nga kjo ndalesë e korçarëve Laçi, që falë fitores 5-3 përballë Besës, ngushton në vetëm 1 pikë diferencën me kryesuesit e kampionatit.

Pogradeci bën detyrën në shtëpi, mposht Ilirinë me rezultatin 3-0 dhe konsolidon pozitat në vendin e tretë në renditje.

Kukësi fiton 3-2 përballë Lushnjës.

Kastrioti ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-2 Burrelin, ndërsa sfida Luftëtari-Apolonia është mbyllur në barazim 2-2.

Pas përfundimit të javës së 27-të, Skënderbeu kryeson kampionatin me 64 pikë, i ndjekur nga Laçi me 63.



Read it all at Bota Sot