Do të sakrifikohet Zhegorva ose Jonathan David

- Bota Sot

Do të sakrifikohet Zhegorva ose Jonathan David

Mason Greenwood është një nga sulmuesit më në formë të momentit. Anglezi po shkëlqen me Olimpique Marseille, ku ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 8 asiste këtë sezon.

Forma e tij e mirë ka bërë që të përfundojë në radarin e shumë klubeve të njohura, mes tyre edhe të Juventusit.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se drejtuesit e Juventusit kanë piketuar anglezin si lojtarin e duhur për të përforcuar sulmin, duke qenë të pakënaqur me afrimet qëu bënë për këtë repart verës së kaluar, ku u afruan emra si Jonathan David, Lois Openda dhe Edon Zhegrova, por asnjëri prej tyre nuk ka bindur.

Duke qenë se edhe sulmuesi kryesor, Dushan Vlahoviq do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, bardhezinjtë kanë zgjedhur pikerisht Mason Greenwood, si njeriun e duhur për t’i besuar rolin kryesor në sulm.

Sipas raportimit në fjalë, oferta e parë e bardhezinjve për anglezin mendohet të jetë rreth 50 milionë euro, shumë larg asaj që pretendon Marseille, që kërkon 80 milionë euro.

Megjithatë, propozimi i Juventusit mund të bëhet më joshës, duke përfshirë në këtë operacion Jonathan David ose Edon Zhegrovën, të dy njohje të vjetër në Ligue 1, pasi ka qenë më parë pjesë e Lille.



Read it all at Bota Sot